Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmija tjetër i mbytur

10 muaj pa u ngjitur në ring, Florian Marku zbulon të ardhmen pas operacionit

10 muaj pa u ngjitur në ring, Florian Marku zbulon të ardhmen pas operacionit

11:30, 19/06/2023

Boksieri shqiptar Florian Marku ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, se këtë javë do të zbulojë të ardhmen e tij. Ai do të zyrtarizojë si datën e rikthimit në ring ashtu dhe emrin e rivalit të tij. Marku, i pamposhtur në karrierën e tij, nuk duelon që prej gushtit të vitit të kaluar.

“Falënderoj të gjithë nga zemra për përkrahjen. Nuk kam boksuar që nga muaji gusht, kur duelova në Shqiupëri për shkak të një operacioni në dorë. Nuk jam mësuar të qëndroj kaq gjatë pushim dhe të mos jem aktiv, por jetës nuk i dihet kurrë”, shprehet Marku.

“Kam reflektuar shumë me gjithçka që ka ndodhur në jetën time, duke kaluar më shumë kohë me familjen. Kjo periudhë dhe fakti që jam bërë sërish baba me ka shtuar më shumë vullnetin për të dominuar Divizionin e boksit ku unë ndeshjm. Këtë javë do të zyrtarizoj gjithçka dhe mezi pres t’ju tregoj sa shumë kam punuar për të qenë në formën më të mirë”, tha Marku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco