Nedim Bajrami: Jam i lumtur me golin, shpresoj të shënoj edhe në transfertë

Nedim Bajrami: Jam i lumtur me golin, shpresoj të shënoj edhe në transfertë

23:05, 17/06/2023

Nedim Bajrami vulosi fitoren 2-0 me Moldavinë duke shënuar golin e dytë.

Ai u shpreh i lumtur pas ndeshjes, duke deklaruar: “Jemi të gjithë të lumtur që fituam dhe i lumtur për golin e parë. Kemi rrugë të gjatë por besoj që jemi skuadër që japim maksimumin dhe kemi besim.

Silvinjo dhe forma e skuadrës? është ndeshja e dytë. Edhe të parën kemi luajtur mirë por mungoi goli dhe tani bëmë 3 pikë. Kemi një tjetër ndeshje të vështirë me Ishujt Faroe dhe duhet të fitojmë sërish.

Pozicioni pas sulmuesit? Ky është pozicioni i preferuar dhe jam i lumtur për golin. Jap maksimumin kudo që luaj dhe duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër. Shpresoj të shënoj sërish për të ndihmuar skuadrën që të fitojë.

E shkuara me Kombëtaren? Futbolli kështu e ka, ishte Reja dhe erdhi Silvinjo. Ndihem mirë me këtë formacion, shënova dhe gol dhe kjo ka rëndësi”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco