Renditja e Grupit E pas fitoreve të Shqipërisë dhe Çekisë

Renditja e Grupit E pas fitoreve të Shqipërisë dhe Çekisë

22:53, 17/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit luajti në “Air Albania” kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Në përkrahjen e zjarrtë të tifozëve që kishin mbushur plot stadiumin, kuqezinjtë fituan me rezultatin e pastër 2-0.

Jasir Asani dhe Nedim Bajrami shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Silvinjo.

Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në vend të tretë pas dy ndeshjesh, duke pretenduar me Çekinë dhe Poloninë për kualifikimin në Euro 2024.

Më poshtë mund të shihni renditjen e Grupet E pas ndeshjeve të sotme, ku edhe Çekia fitoi 3-0 në fushën e Ishujve Faroe, ndërsa Polonia ishte pushim.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco