Shqipëri-Moldavi, shënohet goli i dytë në ‘Air Albania’

Shqipëri-Moldavi, shënohet goli i dytë në ‘Air Albania’

22:21, 17/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan në “Air Albania” kundër Moldavisë ndeshjen e dytë të saj në Grupin E të eliminatoreve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

Në pjesën e parë kuqezinjtë dominuan lojën, patën disa raste për shënim, por nuk mundën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 51-të Jasir Asani shënon një supergol, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

 

 

Nuk ndalen me kaq të besuarit e Silvinjos, pasi në të 76’ është Nedim Barjami që me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës shënon golin e dytë, duke i dhuruar qetësinë e duhur kuqezinjve.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco