Altin Lala: Jam kureshtar për Mitajn, në 15 minutat e para duhet të…

Altin Lala: Jam kureshtar për Mitajn, në 15 minutat e para duhet të…

20:44, 17/06/2023

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, foli para duelit të Kombëtares me Moldavinë, të vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Lala ndër të tjera deklaroi: “Vetëm Alban Bushi, po u riaktivizua, mund të kalojë Bogun. Rekordet janë për t’u thyer. Lila nuk e ka parë golin tim kundër Zvicrës, s’ka pasur televizor atëherë (qesh). 15 minutat e para duhet të luajmë lartë, presing i kontrolluar, sepse edhe mund të ndëshkohemi. Mbrojtja është e stabilizuar. Kemi alternativa në të gjitha pozicionet.

Shpresoj që të jemi të kujdesshëm, të luajmë lartë dhe të shënojmë sa më shpejt. Të tregohemi të kujdesshëm që mos ndëshkohemi me ndonjë kundërsulm Këto janë dy ndeshjet më të vështira. Me skuadrat e vogla kemi pasur vështirësi. Trajneri ka bërë punë të mirë. Duhet të marrim 6 pikë në 2 ndeshje. Jam kureshtar për Mitaj, nuk e njoh shumë mirë, shpresoj të bëjë ndeshje të mirë dhe të ketë fat. Shpresoj të kemi rezultat të thellë 3-0”, u shpreh Altin Lala. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco