FOTO/ Tirana zyrtarizon një kampion nga akademia

FOTO/ Tirana zyrtarizon një kampion nga akademia

18:48, 17/06/2023

Në këtë periudhë merkatoje, Tirana synon të përforcohet me elementë cilësorë nga skuadrat e tjera të Superiores dhe jo vetëm, me bardheblutë që synojnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e Europës dhe kampionatin e radhës.

Ndërkohë, kryeqytetasit nuk harrojnë edhe elementët që spikasin në akademinë e tyre duke qenë se në vitet e fundit kanë promovuar shumë prej tyre.

Së fundmi, klubi kryeqytetas njofton se nga akademia do të jetë pjesë e skuadrës së parë për sezonin e ardhshëm talenti Hajrulla Toli.

Mesfushori është shpallur kampion me grupmoshën U19, ndërsa në sezonin e fundit provoi edhe debutimin me skuadrën e parë ku zhvilloi një ndeshje për llogari të Superiores dhe gjashtë për Kupën e Shqipërisë.

Në njoftimin e klubit të Tiranës bëhet e ditur se Toli ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe do të vijojë tashmë stërvitje nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco