Kualifikueset e Euro 2024/ Sulmuesi i Egnatias protagonist në Lituani-Bullgari

Kualifikueset e Euro 2024/ Sulmuesi i Egnatias protagonist në Lituani-Bullgari

18:06, 17/06/2023

Sulmuesi i Egnatias, Gytis Paulauskas, ka qenë sot protagonist me fanellën e përfaqësueses së vendit të tij, në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Lojtari i Lituanisë, ishe në fushën e lojës në ndeshjen ku kjo përfaqësuese ia doli të merrte një rezultat të papritur, pasi barazoi me 10 lojtarë ndaj Bullgarisë.

Lituania shënoi e para në minutën e 15, por mbeti me 10 lojtarë vetëm 2 minuta më vonë, teksa Lasickas u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 27 erdhi barazimi bullgar me Petrov, duke vënë në vështirësi vendasit.

Momenti i Paulauskas erdhi në minutën e 37 të ndeshjes, kur ai u aktivizua në vend të Cerniç dhe u desh të bënte repart i vetëm në majën e sulmit të ekipit vendas që u mbrojt me shumë forca.

Në fund, Lituania ia doli që të siguronte një pikë, e para në kualifikueset e Europianit që nga qershori 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco