‘Milani më rriti’/ Ibra i bën një dedikim Mino Raiolës: Ia dolëm, udhëtimi i mrekullueshëm mbaroi

‘Milani më rriti’/ Ibra i bën një dedikim Mino Raiolës: Ia dolëm, udhëtimi i mrekullueshëm mbaroi

17:48, 17/06/2023

Zlatan Ibrahimoviç me një postim ka përkujtuar të gjithë karrierën e tij me një dedikim ndaj Mino Raiolës.

Në postimin e tij, suedezi shkruante: “Filloi me një ëndërr, e cila u bë realitet. Linda në Malmo. U rrita në Amsterdam. U bëra më i mençur në Torino. U bëra një luan në Barcelonë. U rrita në Milano, por në Paris e pashë jetën ndryshe. U forcova në Mançester dhe u argëtova në Los Anxheles. Dhe më në fund gjeta paqen në atdheun tim të ri, në Milano.

Dhe trashëgimia që shpresoj të lë pas janë të gjithë Zlatanët e rinj që kam krijuar. Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë zjarr në sy. Mino, ia dolëm! Udhëtimi mbaroi. Ishte i mrekullueshëm”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco