EURO 2024/ Zbehen shanset për kualifikim, 'Dardanët' 'falin' Rumaninë në 'Fadil Vokrri'

EURO 2024/ Zbehen shanset për kualifikim, 'Dardanët' 'falin' Rumaninë në 'Fadil Vokrri'

22:57, 16/06/2023

Kosova ka humbur mundësinë për të shkurtuar diferencën me dy skuadrat e kreut në Grupin I të kualifikueseve të EURO 2024.

Pavarësisht të gjithave përpjekjeve, “Dardanët” nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 me Rumaninë në “Fadil Vokrri”.

Vendasit e dominuan të gjithë sfidën, por rastet e shumta të krijuara nuk u reflektuan me gol.

Dy ishin momentet kulmore të sfidës: goli i shënuar nga Zhegrova, i anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje të Celinës, dhe momenti i kohës shtesë, kur Muriqi. Vetëm pak metra larg portës, goditi mbi tra.

Përfundimisht 0-0, me Kosovën që humbet mundësinë për të ngrushtuar diferencën me Rumaninë (mbetet katër pikë), madje rrëshqet në vendin e katërt, pasi u parakalua nga Izraeli, që fitoi 1-2 me përmbysje me Bjellorusinë në transfertë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco