Zyrtare/ Ndihmësi i Guardiolës zyrtarizohet në krye të Leicester

Zyrtare/ Ndihmësi i Guardiolës zyrtarizohet në krye të Leicester

20:39, 16/06/2023

Leicester City ka zyrtarizuar trajnerin e ti, që do të ketë si objektiv rikthimin në Premier Leaue.

Bëhet fjalë për Enzo Marescan, një emër mjaft i njohur, i cili sapo ka festuar titullin kampion në Angli si ndihmës i Pep Guardiolës.

Ish-mesfushori i Juventusit ka firmosur me “Dhelprat” deri në vitin 2026.

Në të kaluarën, Maresca ka qenë në stolin e Parmës për një periudhë të shkurtër si trajner. Ka drejtuar gjithashtu skuadrën U-23 të Manchester City-t.

Presidenti i Leicester City-t, Aiyaëatt Srivaddhanaprabha, gjatë prezantimit të italianit theksoi:

“Enzo sjell një kombinim të personalitetit, metodës dhe ambicies që përshtatet shumë mirë me futbollin që ne po kërkojmë.

Filozofia e tij është ndërtuar mbi një karrierë të pasur dhe të larmishme.

Maresca, i emocionuar për këtë mundësi që i është dhënë, deklaroi:

“Jam shumë i emocionuar sepse kemi një sezon të madh përpara nesh. Në fillim synimi është të luajmë sa më mirë. Prej aty mund të ndërtojmë, dita-ditës, idenë tonë, filozofia jonë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco