Rakitic i zhgënjyer: Nuk do të shkoj të shikoj finalen e Kroacisë, askush nuk më ftoi

Rakitic i zhgënjyer: Nuk do të shkoj të shikoj finalen e Kroacisë, askush nuk më ftoi

19:29, 16/06/2023

Ish-lojtari i kombëtares kroate dhe sot lojtari i Sevillas, Ivan Rakitic tha se nuk do të marrë pjesë në ndeshjen finale të Ligës së Kombeve për arsyen e thjeshtë se askush nuk e ftoi në atë kompeticion.

"Unë jam në shtëpi në Sevilje. Vajzat e mia po mbarojnë shkollën, kështu që ne do të jemi gati për pushime. Liga e Kombeve? Askush nuk më thirri.

Kam uruar trajnerin, presidentin e Federatës, lojtarët, pra shokët e skuadrës, 'pleqtë'. Sigurisht që brohorita fort, me gjithë zemër dhe ishte vërtet fantastike”, tha Rakitic për mediat kroate.

Lojtari i ekipit të parë të Sevillas ka thënë edhe se çfarë pret nga finalja e së dielës, në të cilën vatreni do të luajë kundër Spanjës.

"Mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe nga Holanda. Kam shumë besim te Vatreni ynë. Besoj se trajneri do të përgatisë taktikat më të mira dhe do t'i paralajmërojë lojtarët se çfarë duhet të bëjnë në fushë. Jam i sigurt se gjithçka do të jetë shumë e mirë dhe pozitive dhe të gjithë do të bëjmë tifo që Kroacia më në fund të fitojë medaljen e artë”, shtoi popullorja Raketa.

Rakitic i tha lamtumirën fanellës tre vjet më parë. Ai luajti 106 ndeshje për Kroacinë në të cilat shënoi 15 gola.

Ai ishte pjesëtar i gjeneratës që fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Rusi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco