'Ju falenderoj për çdo moment të paharrueshëm', konfirmohet largimi i nëntë nga Vllaznia

'Ju falenderoj për çdo moment të paharrueshëm', konfirmohet largimi i nëntë nga Vllaznia

19:07, 16/06/2023

Vijojnë largimet nga Vllaznia. Herald Marku është futbollisti i radhës që mbyll bashkëpunimin me klubin shkodran.

27-vjeçari i lindur në Laç, veshi dy herë fanellën kuqeblu: në sezonet 2019-2021 dhe 2022/2023.

Gjatë aventurës në Shkodër, Marku regjistroi 117 ndeshje dhe 13 gola mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë dhe dueleve europiane.

“Duke ju falënderuar për çdo moment të paharrueshëm, për çdo mbështetje në ulje-ngritjet e këtij sezoni dhe për të gjithë dashurinë që di të falë tifozeria e Shkodrës, largohem duke ju uruar çdo të mirë në vazhdim.

Falënderime, respekt dhe mirënjohje për të gjithë”, shkruan Marku, i cili është lojtari i nëntë që largohet nga “Loro Boriçi”.

Kruja, Shehi, Bulatovic, Hoxhaj, Kaina, Gurishta, Latifi dhe Aralica janë futbollistët e tjerë që e kanë mbyllur me Vllazninë.

Ndërkohë që Vllaznia është përforcuar me emra si Darko Dodev, Eslit Sala dhe Ildi Gruda.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco