Ibrahimovic i dha fund karrierës madhështore me një foto interesante: Zlatanët e rinj janë pas meje

Ibrahimovic i dha fund karrierës madhështore me një foto interesante: Zlatanët e rinj janë pas meje

17:23, 16/06/2023

Zlatan Ibrahimovic ka postuar një mesazh interesant në Instagram në të cilin përmend të gjithë klubet ku ka luajtur gjatë karrierës së tij, duke thënë se me shembullin e tij ka kontribuar në formimin e disa "Zlatanëve" të rinj.

Me atë rast ai ka publikuar një fotografi të këmbëve të tij, të cilat simbolizojnë gjithçka që ka bërë gjatë karrierës së tij madhështore.

“Filloi me një ëndërr. Një ëndërr që kaloi nga e pamundur në e mundur. Unë kam lindur në Malmo. Jam rritur në Amsterdam. U bëra me përvojë në Torino. Unë u bëra një luan në Barcelonë. Jam rritur në Milano dhe kam fituar në Paris. U bëra i ashpër në Manchester dhe u argëtova në Los Anxhelos.

Dhe, më në fund, gjeta paqen në shtëpinë time të re, në Milano. Unë u bëra nga ju. Dhe trashëgimia, që shpresoj të lë, janë të gjithë Zlatanët e rinj të bërë nga unë.

Të gjithë ata që kanë zemrën e një luani. Të gjithë ata që kanë një zjarr të ndezur në sytë e tyre. Të gjithë ata që me të vërtetë e kuptojnë se asgjë nuk është e pamundur. Faleminderit për gjithçka. Mino, ia dolëm. Gara ka mbaruar. Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Më mungon”, thuhet në mesazhin e Ibrës në të cilin ka shënuar të gjitha klubet për të cilat ka luajtur gjatë karrierës së tij si dhe kujtojë agjentin e tij Mino Raiola, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë.

Kujtojmë se Ibrahimovic i dha lamtumirën futbollit pas ndeshjes së fundit të sezonit të Serisë A italiane mes Milanit dhe Veronës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco