Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Prag Moldavi, flet trajneri Silvinjo: Jemi të motivuar, nuk shohim nëse është ekip i madh apo i vogël

Prag Moldavi, flet trajneri Silvinjo: Jemi të motivuar, nuk shohim nëse është ekip i madh apo i vogël

16:45, 16/06/2023

rajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dal përpara mediave në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë, ka treguar idetë e tij për ekipin në këtë sfidë të radhës për kualifikueset e Euro 2024.

“Grumbullimi me Poloninë ka qenë edhe më i gjatë, kjo periudhë është për të gjithë pak i vështirë, pasi disa mbërrijnë në një datë e disa në një tjetër. Ne jemi praktikisht bashkë të gjithë prej 7-8 ditësh, një punë e mirë. Ne i njohim lojtarët dhe lojtarët njohin konceptet e futbollit dhe të jep diçka më shumë në fushë. Jam i kënaqur për përkushtimin, ishte një sezon i vështirë për disa, shumë i mirë për të tjerë. Ne menaxhojmë ngarkesën e punës dhe vijmë për të bërë mirë, pastaj puna na jep diçka më shumë, sigurisht.

Jemi të mësuar të gjithë me presionin, kemi 7 finale dhe nesër është e para, ndeshje shumë e  rëndësishme për ne, jemi të karikuar siç e kemi thënë. Kemi një ndihmë të mirë se luajmë në shtëpi dhe kem tifozët tanë. Nesër ndoshta kemi stadiumin e mbushur dhe është një ndihmë e mirë. Skuadra është mirë. Nesër do të zgjedhim ndonjë dyshim, por padyshim është një skuadër që duhet të propozojë lojë. Nëse luan, një skuadër duhet të jetë e ekuilibruar, luhet 90 minuta dhe duhet ekip që sulmon, mbron, bën luftë dhe propozon lojë. Ne kemi një grup që shkon në fushë me shumë dëshirë, zemër e shpirt për të bërë mirë përkrah tifozëve tanë.

Niveli i përqendrimit është shumë i rëndësishëm, por ne nuk vlerësojmë nëse nga ana tjetër është ekip i madh, apo i vogël. Në nivel përqendrimi duhet skuadër e përqendruar. Sulmohet mirë, e mbrohet mirë. Niveli i përqendrimit është njëlloj. Ne duhet të jemi shumë fort me kundërshtarët, nesër Moldavia është e fortë, kanë lojtarë të mirë. Por ne jemi të përgatitur, të karikuar, niveli i përqendrimit është i rëndësishëm në këto momente”, tha Silvinjo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco