Bayern kompleton mbrojtjen, pas koreanit të Napolit hidhet në sulm për yllin e Villareal

Bayern kompleton mbrojtjen, pas koreanit të Napolit hidhet në sulm për yllin e Villareal

10:35, 16/06/2023

Skuadra e Bayern Mynih po punon fort në merkato për të kompletuar repartin mbrojtës. Sipas “Bild”, dy janë objektivat kryesorë për mbrojtjen: Koreano-jugori Kim Min-Jae i Napolit dhe Pau Torres që luan me Villareal.

Me aziatikun duket se marrëveshja është e mbyllur dhe pritet që Kim Min-Jae të jetë përforcimi i parë i mbrojtjes. Ndërkohë që, po punohet shumë me spanjollin, në mënyrë që edhe ai të transferohet në Bundesliga.

Trajneri Thomas Tuchel i ka kërkuar emra specifikë klubit dhe Torres duket se konsiderohet si përforcimi i duhur. 26-vjeçari prej 4 sezonesh është titullar fiks me Villareal, që për ta lënë të lirë kërkojnë 40-50 milionë euro.

Bayern ka De Ligt dhe Upamecano në repartin mbrojtës dhje kërkojnë që me këto dy emra ta kompletojnë atë, për të menduar më pas për mesfushën e sulmin. Pau Torres ka ende edhe një vit kontratë me spanjollët, ndaj mund të largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco