ZYRTARE / Kukësi mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian

ZYRTARE / Kukësi mbyll bashkëpunimin me mbrojtësin brazilian

10:14, 16/06/2023

 

Pas mbylljes së bashkëpunimit ditën e djeshme me Ilieskin, nga Kukësi është larguar një tjetër lojtar. Mbrojtësi brazilian Ebert nuk do të jetë më lojtar i verilindorëve për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Kukësit përmes një postimi në rrjetet sociale ku bëhet fjalë për largimin e 30-vjeçarit. “Ebert Cardoso da Silva ka mbyllur marrëveshjen me Klubin e Kukësit! Kukësi i uron suksese në karrierën e tij!” – shkruhet në faqen zyrtare të verilindorëve.

Ebert ishte një nga titullarët e Kukësit këtë sezon duke kryer 29 paraqitje në “Abissnet Superiore”, duke arritur të realizojë një gol dhe një asist. Braziliani erdhi në radhët e verilindorëve verën e vitit të kaluar nga klubi armen, Noravank

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco