Mancini: Spanja e meritoi fitoren, duhet të luajmë futbollin që krijuam para disa vitesh

Mancini: Spanja e meritoi fitoren, duhet të luajmë futbollin që krijuam para disa vitesh

10:07, 16/06/2023

 

Spanja arriti të mposhtë Italinë në gjysmëfinale të Nations League me shifrat 2-1 dhe të dielën do të ndeshet me Kroacinë në finale. Trajneri i “axurrëve”, Roberto Mancini ka folur pas kësaj disfate të skuadrës së tij dhe ka thënë se skuadra spanjolle e meritoi kalimin në finale.

“Në fund ata e merituan të fitonin, edhe nëse e gjetën golin në fund. Nuk ishte ndeshja që donim të luanim, ne bëmë pak në pjesën e dytë. Ndoshta na penalizoi fakti që luajtëm një lojë taktikisht ndryshe nga zakonisht.

Duhej të luanim më mirë, kjo është e sigurt. Ne e kishim vendosur ndeshjen në një mënyrë të caktuar, por ndoshta ky nuk është futbolli ynë. Spanja është një ekip i fortë edhe nëse ata i ndryshojnë lojtarët. Ne krijuam një futboll disa vite më parë dhe ndoshta duhet të vazhdojmë me atë.”

Finalja për vendin e tretë të Nations League përballë Holandës? “Duhet të përpiqemi ta bëjmë më mirë, si herën e kaluar.” – u shpreh trajneri Roberto Mancini

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco