Dita e ndeshjes, Kosova pret Rumaninë në 'Fadil Vokrri'

Dita e ndeshjes, Kosova pret Rumaninë në 'Fadil Vokrri'

09:26, 16/06/2023

Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës zhvillon në Prishtinë ndeshjen ndaj Rumanisë, të vlefshme për Grupin I në kualifikueset për Euro 2024.

"Dardanët" presin rumunët në takimin e tretë kualifikuese të grupeve, që do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Alain Giresse vjen në këtë ndeshje pas dy barazime në dy ndeshjet e para dhe synon të shijojë fitoren e parë në këto kualifikuese.

Në anën tjetër, mysafirët kanë dy fitore në dy ndeshjet e para.

Në këtë ndeshje, Kosova do të ketë mungesën e Elbasan Rashanit të lënduar, ndërsa ende në dyshim është edhe Edon Zhegrova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco