Spanja mposht Italinë dhe gjen Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

Spanja mposht Italinë dhe gjen Kroacinë në finalen e Ligës së Kombeve

22:40, 15/06/2023

Futbollistët e Spanjës u kualifikuan në finalet e Ligës së Kombeve pasi mposhtën sonte në stadiumin De Grolsch Veste Italinë me rezultat 2-1.

Spanja kaloi në epërsi në minutën e tretë pas një gabimi katastrofik të Bonuccit. Ai dribloi si lojtari i fundit dhe humbi topin, dhe më pas Yeremy kontrolloi lehtësisht portierin për 1-0.

Megjithatë, vetëm shtatë minuta më vonë u akordua një penallti për Italinë. Immobile, i cili e mori përsipër u tregua i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë

Italia shënoi një tjetër gol dhjetë minuta më vonë, por ai u anulua pas shikimit të VAR-it, pasi Fratessi ishte jashtë loje. Në fund të pjesës së parë, Italia ishte skuadra më e mirë, por nuk pati asnjë ndryshim në rezultat.

Spanja e nisi ashpër pjesën e dytë. Fillimisht, Donnarumma bëri një pritje të mrekullueshme pas goditjes së Merinos dhe më pas Morata nuk ia doli të dërgonte topin në rrjetë. Katër minuta më vonë, Rodri provoi një goditje, por topi kaloi pak mbi traversë.

Edhe Italia pati një rast të mirë në minutën e 64-të me anë të Frattessi-t, por Simon bëri një punë të shkëlqyer dhe bëri një pritje fantastike.

Më pas ndeshja u qetësua dhe të gjithë menduan se na priste koha shtesë dhe më pas Spanja kaloi sërish në epërsi dy minuta para përfundimit të ndeshjes. Golashënuesi ishte zëvendësuesi Joselu për finalen 2-1.

Spanja do të luajë kundër Kroacisë në finalen e Ligës së Kombeve dhe ky duel është caktuar të dielën në orën 20:45. Më herët gjatë ditës Italia dhe Holanda do të luajnë një ndeshje për vendin e tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco