Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Manchester United

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Manchester United

21:43, 15/06/2023

Gordon McQueen, ish-mbrojtësi skocez i Manchester United ka humbur jetën. Ai vdiq në moshën 70-vjeçare. Gordon McQueen u diagnostikua me kancer në 2011 dhe demencë në 2021, sëmundje që i morën jetën.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë vdekjen e Gordonit, i cili ndërroi jetë në shtëpi herët këtë mëngjes, duke lënë pas gruan e tij Yvonne, vajzat Hayley dhe Anna, djalin Eddie dhe nipërit e tij të dashur Rudy, Etta dhe Isla”, thuhej në njoftimin familjar.

Gordon McQueen nisi karrierën e tij te St Mirren, për të vijuar me Leeds  dhe në fund me Manchester United, ndërsa luajti 30 herë për Skocinë.

Ai ishte në skuadrën për Kupën e Botës 1974 dhe 1978, por nuk mori pjesë në këtë të fundit për shkak të dëmtimit.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco