Bellingham mori një nga numrat ‘më të rëndë’ në fanellë te Reali

Bellingham mori një nga numrat ‘më të rëndë’ në fanellë te Reali

19:39, 15/06/2023

Mesfushori anglez Jude Bellingham kaloi nga Borussia Dortmund te Reali dhe gjatë prezantimit të sotëm në Madrid tha se sezonin e ardhshëm do të mësojë nga lojtarët më me përvojë Luka Modric dhe Toni Kroos.

"Është e rëndësishme për karrierën time. Mënyra se si ata luajnë, eksperienca e tyre, vizioni i tyre... Do të jetë mirë për mua. Në javët e para do t'u qëndroj pranë atyre, shpresoj të mos e kenë problem," tha 19-vjeçari.

Reali po rinovon skuadrën dhe i dha Bellinghamit të sapoardhur fanellën e bardhë me numrin 5 që mbante atje Zinedine Zidane.

"Kjo bluzë, në vetvete, është një përgjegjësi e madhe. Ndoshta ky numër do të më vendosë në një situatë të vështirë, por gjithmonë kam pasur shumë respekt për Zidane. Ai ishte lojtari më i mirë për mendimin tim. Shpresoj të vazhdoj trashëgimia e këtij numri," shtoi i riu anglez.

Image

Reali pagoi më shumë se 100 milionë euro te Borussia për Bellingham.

 “E di që paguan shumë, por çmimi nuk më shqetëson, nuk jam as avokat, as kontabilist, por futbollist”, tha ai.

Për kujtesë, Bellingham do të garojë me mesfushorët me përvojë Modric, Kroos dhe Dani Ceballos dhe të rinjtë Federico Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni në mesfushë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco