Newcastle, 60 milionë euro për Barellën

Newcastle, 60 milionë euro për Barellën

10:03, 15/06/2023

Newcastle, në sulm për Niccolo Barellën.

Sipas asaj që raporton “Telegraph”, "Magpies" kanë një ofertë prej 50 milionë stërlinash, rreth 58 milionë euro, gati për të bindur Interin që të largohet mesfushori i tyre, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Për Barellën në Premier League atje do të ishte një kontratë top që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në të gjithë skuadrën e klubit anglez.

Nga ana e tij, Interi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Barella, një pikë fikse e së tashmes dhe e së ardhmes.

Sërish sipas “Telegraph” kontaktet tashmë kanë nisur. Newcastle e konsideron atë një përforcim themelor në kuadër të Ligës së Kampionëve të ardhshëm, ku do të rikthehet pas 20 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco