'City më ka surprizuar', Moratti i rikthehet finales: Nuk ishin të pamposhtur, në fushë s’kishte diferenca

'City më ka surprizuar', Moratti i rikthehet finales: Nuk ishin të pamposhtur, në fushë s’kishte diferenca

16:42, 12/06/2023

Interi u mposht në finalen e Champions League nga Manchester City, duke humbur kështu mundësinë që të kurorëzohej në krye të Europës për herë të katërt në histori. Për aktin e fundit të kompeticionit më prestigjioz europian, rikthehet të flasë ish-presidenti Massimo Moratti.

“Ishtë një ndeshje që e prisnim të ishte shumë më e vështirë për Interin, por në fakt në fushë nuk u duk kjo gjë. Skuadra ka luajtur në një mënyrë inteligjente, mund të barazonte dhe ndoshta do të kishte mbaruar më mirë, sepse ishim më pak të lodhur se ta.

Manchester City më ka surprizuar, prisja një skuadër të hekurt, por në fakt ishte një ekip që mund të mposhtej. Kjo gjë të bën të mendosh se Interi është një skuadër e bukur”, tha ndër të tjera Massimo Moratti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco