UEFA zgjedh talentin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

UEFA zgjedh talentin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve

11:35, 12/06/2023

Pas formacionit të sezonit nga UEFA në Ligën e Kampionëve, janë publikuar edhe dy emrat e lojtarëve si më i miri dhe si talenti më i mirë.

Rodri është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit, teksa shënoi golin e fitores në finale për Manchester Cityn.

Talenti më i mirë i këtij sezoni sipas UEFA-s ishte Khvicha Kvaratskhelia i Napolit, me skuadrën e tij që arriti deri në çerekfinale, për t’u eliminuar nga Milani.

Gjeorgjiani zhvilloi nëntë paraqitje, me dy gola të shënuar, ndërsa realizoi edhe katër asistime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco