Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Manchester City-Inter, këto janë statistikat e finales së Championsit

Manchester City-Inter, këto janë statistikat e finales së Championsit

23:05, 10/06/2023

Në stadiumin “Ataturk” të Stambollit u luajt finalja e Champions League ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit, shkruan Syri.net.

Manchester City fiton me rezultatin minimal 1-0, duke ngritur për herë të parë në historinë e klubit trofeun e Championsit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 68-të u zhbllokua rezultati.

Bernardo Silva kthen një top në zonë aty ku Rodri gjendet në vendin e duhur, gjuan saktë, duke mposhtur Onanën.

Interi u përpoq me të gjitha forcat në minutat e mbetura për të barazuar, madje kishte një rast të artë me Lukakun, por gjuajtja e tij me kokë nga fare pranë u prit mrekullisht nga portieri i Cityt.

Kësisoj, deri në fund rezultati 1-0 nuk ndryshoi dhe Manchester City fiton Champions Leaguen e sezonit 2022-2023.    

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e finales së Stambollit.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco