Onana karikon zikaltrit para finales: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka

Onana karikon zikaltrit para finales: Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka

20:14, 10/06/2023

Nëse Interi është në finalen e Ligës së Kampionëve, padyshim një meritë të veçantë ka edhe portieri kamerunas Andre Onana, që me pritjet e tij, është bërë disa herë shpëtimtar i zikaltërve.

Në prag të finales ndaj Manchester City-t, kamerunasi ka folur për mediat italiane, teksa ka deklaruar se skuadra është gati të sakrifikojë gjithçka në fushën e lojës.

“Nuk ka dyshim që kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e të gjithëve ne. Megjithatë unë jam i qetë dhe i bindur që nëse ne bëjmë lojën tonë, mund t’ia dalim. Tifozëve nuk mund t’u premtoj fitoren, pasi këtë e vendos fusha, por i garantoj që ne do të japim maksimumin. Jemi gati të sakrifikojmë gjithçka”, u shpreh portieri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco