Miqësorja me Bullgarinë/ Ndryshime në listën e Shpresave, bashkohen dy vëllezërit Shpendi

Miqësorja me Bullgarinë/ Ndryshime në listën e Shpresave, bashkohen dy vëllezërit Shpendi

17:08, 10/06/2023

Kombëtarja U-21 do të nisë të hënën grumbullimin në qytetin e Elbasanit, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren e muajit qershor ndaj Bullgarisë U-21.

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, shpalli pak ditë më parë edhe listën me 22 emrat e lojtarëve të thirrur për këtë miqësore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadrës do t’i bashkohen edhe dy vëllezërit Stiven Shpendi dhe Christian Shpendi.

Dy sulmuesit nuk ishin pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Bushi për shkak të angazhimit të tyre me skuadrën e Cesenës, teksa tashmë klubi i ka lënë të lirë dhe do t’i bashkohen menjëherë grupit kuqezi të hënën.

Shqipëria U-21 do të nisë përgatitjet të hënën për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, e planifikuar të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ më 20 qershor.

Stafi teknik i Kombëtares U-21, me në krye trajnerin Alban Bushi do të ketë mundësinë të testojë grupin në një grumbullim që do të zgjasë rreth një javë dhe të provojë ekipin kuqezi.

Përgatitjet për eliminatoret e Kampionatit të ardhshëm Europian kanë nisur që prej nëntorit të kaluar, teksa Shqipëria U-21 ka zbritur disa herë në fushë, duke matur forcat në takime miqësore me kundërshtarë të ndryshëm.

Kualifikueset e Kampionatit Europian për Kombëtaren U-21 do të nisin në muajin shtator, teksa Shqipëria është shortuar në Grupin E së bashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco