Bayern kryen transferimin e parë, lojtari me vlerë 28 milionë euro mbërrin falas në Munich

Bayern kryen transferimin e parë, lojtari me vlerë 28 milionë euro mbërrin falas në Munich

12:17, 09/06/2023

Mesfushori Konrad Laimer është lojtar më i ri i Bayern Munichut, i cili në këtë skuadër vjen si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Leipzig.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Bayern dhe Laimer kishin rënë dakord për të gjitha kushtet personale dhe arritën një marrëveshje verbale, dhe megjithëse pritej që ai të vinte në klub në janar, në fund nuk ndodhi asgjë dhe ai mbërriti në Mynih vetëm pasi kontrata i skadoi.

Laimer është gjithashtu nënshkrimi i parë i Bayernit për sezonin e ardhshëm dhe do të forcojë konkurrencën në mesfushë.

 

 

Ai mbërriti në Leipzig nga Salzburgu në vitin 2017 për një shumë prej shtatë milionë eurosh. Vlera e Laimer sipas portalit të specializuar Transfermarkt është 28 milionë euro

26 vjeçari më parë ka luajtur në ligat e ulëta austriake, ndërsa sezonin e kaluar ka luajtur 21 ndeshje për skuadrën e tij, pasi në fillim të sezonit pati probleme me lëndimet.

Në një fund dramatik të sezonit të Bundesligës, Bayern arriti të fitojë një tjetër titull të Bundesligës me golin e Musialës në minutën e 89-të të ndeshjes në Këln, i cili mjaftoi për të përfituar nga barazimi i Borussia Dormtund ndaj Mainz (2-2). Megjithatë, klubi vendosi të shkarkojë Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn dorëheqjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco