Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Jo vetëm largime, Laçi zyrtarizon firmën me sulmuesin anglez

Jo vetëm largime, Laçi zyrtarizon firmën me sulmuesin anglez

08:46, 09/06/2023

Largime, por edhe afrime te skuadra e Laçit. Klubi kurbinas ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Ronaldo Sobowale, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Malishevës në Kosovë. 25-vjeçari është një futbollist me nuhatje para portës, çka vërtetohet edhe nga statistikat.

Njoftimi i Laçit: 

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco