'Vendi im është Arabia Saudite', Karim Benzema tregon arsyen pse zgjodhi Al Ittihad

'Vendi im është Arabia Saudite', Karim Benzema tregon arsyen pse zgjodhi Al Ittihad

19:05, 08/06/2023

 

Karim Benzema është ylli i radhës që i bashkohet Arabisë Saudite. Fituesi i “Topit të Artë” u transferua te skuadra Al Ittihad, dhe në një intervistë në faqen zyrtare të klubit, tregoi edhe arsyen pse zgjodhi pikërisht këtë aventurë të re, duke e lidhur edhe me besimin e tij fetar.

“Unë jam mysliman, këtu është një vend mysliman dhe dua të jetoj këtu. Është bukur të jesh në një vend mysliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të flas rrjedhshëm arabisht, kjo është e rëndësishme për mua.

Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Unë jam në vendin tim. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam që vendi ynë është në Arabinë Saudite”, tha ndër të tjera Karim Benzema.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco