Historia e Emerson Palmierit/ Fiton Conference League dhe vendos rekordin e jashtëzakonshëm

Historia e Emerson Palmierit/ Fiton Conference League dhe vendos rekordin e jashtëzakonshëm

18:11, 08/06/2023

Emerson Palmieri ka shkruar një pjesë të vogël të historisë. Me fitoren ndaj Fiorentinës, mbrojtësi italian i West Ham u bë lojtari i parë që i ka fituar të tre kompeticionet e UEFA-s.

Ish-mbrojtësi i majtë i Romës nuk luajti gjithmonë si titullar këtë sezon, por ai gjithsesi arriti të gjejë një hapësirë ​​për vete në një vitrinë të rëndësishme si Premier League.

Para se të festonte trofeun me “Hammers”, ai shijoi gjithashtu kënaqësinë e fitores së kompeticionit më të rëndësishëm për klube: Champions League.

Ai fitoi kupën prestigjioze me Chelsean, në finalen kundër Manchester Cityt në vitin 2021.

Dy vite më parë, ai kishte zgjeruar tashmë koleksionin e tij me Europa League, fitoi me Blutë si titullar kundër Arsenalit me një rezultat të jashtëzakonshëm 4-1.

Në atë kohë, Sarri ishte në stol dhe mbrojtësi i majtë ishte pika e tij e referencës.

Në vitin e artë 2021 ai ngriti edhe Kampionatin Europian me Italinë, duke luajtur nga minuta e parë në vend të të dëmtuarit Spinazzola dhe Superkupën e Europës kundër Villarrealit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco