Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Messi te Inter Miami/ Sa kushton dhe cili është numri i fanellës së yllit të MLS-së?

Messi te Inter Miami/ Sa kushton dhe cili është numri i fanellës së yllit të MLS-së?

17:04, 08/06/2023

Destinacioni i radhës i Lionel Messit pas largimit të tij nga Paris Saint-Germain do të jetë MLS dhe Inter Miami. Superylli argjentinas, në një intervistë të përbashkët me mediat spanjolle Mundo Deportivo dhe SPORT , shpjegoi pse zgjodhi Shtetet e Bashkuara për lëvizjen e tij të ardhshme në karrierë.

Por, ajo që fansat do të kenë dëshirë të shohin është që Messi të vesh për herë të parë fanellat e Inter Miami.

Fanella e shtëpisë së klubit, e cila quhet kompleti 'Heartbeat', ka një ngjyrë rozë me detaje të ngjyrës së zezë.

Cilin numër fanelle do të veshë Messi në Inter Miami?

Ende nuk është konfirmuar se çfarë numri do të veshë Messi në Inter Miami, edhe pse një nga numrat e tij të mëparshëm është zgjedhja e spikatur. Ai preferonte tradicionalisht fanellën me numrin 10 te Barcelona dhe Argjentina, megjithëse kjo ndryshoi te PSG kur iu caktua fanela me numrin 30.

Inter Miami aktualisht nuk ka një lojtar me numrin 10 dhe duket se Messi ta marrë atë kur të arrijë në Florida.

Çmimi i kompletit të Inter Miami 2022-23 dhe si të blini

Kompletet e Inter Miami 2022-23 janë në dispozicion për t'u blerë nga adidas dhe MLS Store . Ju mund të shtoni emrin dhe numrin e Messit për një kosto shtesë, ndërkohë, një fanellë e Inter Miami kushton 164 dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco