Esat Mala fiton gjyqin në FIFA, ja shifra që klubi turk duhet t'i paguajë futbollistit dardan

Esat Mala fiton gjyqin në FIFA, ja shifra që klubi turk duhet t'i paguajë futbollistit dardan

14:05, 08/06/2023

Esat Mala ka fituar gjyqin me klubin e Giresunspor. FIFA ka publikuar vendimin e muajt shkurt, me skuadrën turke që duhet t’i paguajë futbollistit dardan 180 mijë euro. Në vendimin e publikuar veçohet se Giresunspor ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me mesfushorin, me këtë të fundit që nuk ka luajtur për asnjë minutë me skuadrën turke.

Mala u transferua tek Giresunspor në verën e 2021, por pas 2 muajsh u huazua tek Partizani. E më pas nuk u kthye më në Turqi. Lojtari paditi klubin në FIFA, me qeverinë e futbollit që i ka dhënë të drejtë lojtarit.

Image

Futbollisti, pasi mori konfirmimin e FIFA-s, siç saktësohet dhe në dokumentet e publikuara, firmosi me Vllazninë. 24-vjeçari, jo vetëm që do të marrë pagat me kamatëvonesë që i detyrohet klubi turk, por do të dëmshpërblehet për prishjen e njëanshme të kontratës.

Mësohet se klubi turk ende nuk i ka shlyer detyrimet financiare ndaj lojtarit. Pavarësisht se kanë kaluar afatet që Giresunspor kishte për të kaluar shumën financiare në llogarinë e lojtarit. Përfaqësuesit e Malës vijojnë procedurat në mënyrë që të zbatohet vendimi i FIFA-s, i cili daton në 23 shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco