Skuadra spanjolle rrezikon përjashtimin nga UEFA për trukim ndeshjesh

Skuadra spanjolle rrezikon përjashtimin nga UEFA për trukim ndeshjesh

22:17, 07/06/2023

Një lajm i keq vjen për Osasuna-n nga zyrat e UEFA-s.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, UEFA mund të përjashtojë klubin nga kompeticionet europiane.

Osasuna e mbylli sezonin vendin e 7-të në La Liga, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Conference League, por organi më i lartë europian i futbollit ka hapur një çështje për klubin.

Kjo vjen pasi, Gjykata e Lartë ka dënuar anëtarët e bordit të periudhës 2012-2013 dhe 2013-2014, me akuzat e përvetësimit, mosdeklarimeve dhe korrupsionit.

Në veçanti, drejtuesit e asaj kohe te Osasuna akuzohen për fiksimin e një ndeshjeje të luajtur me Betis, për pagesën prej 400,000 euro për të mundur Valladolid-in dhe 200,000 euro të tjera për t’i lënë ata të fitojnë në Pamplona.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco