Sheiku Jassim pritet të bëjë ofertën finale për blerjen e United

Sheiku Jassim pritet të bëjë ofertën finale për blerjen e United

20:34, 07/06/2023

Grupi i Katarit i udhëhequr nga Sheiku Jassim bin Hamad Al-Thani raportohet se ka bërë ofertën e fundit për blerjen e Manchester United nga familja Glazers.

Oferta, siç ka shpalosur Daily Mail, është e pesta që Sheiku Jassim bën duke filluar me të tilla prej shkurtit dhe kjo do të jetë e tipit “merre ose leje” për pronarët amerikan të United. Afati i fundit është caktuar për të premten nga grupi i Katarit derisa në pikën se ku është oferta besohet që nuk do të këtë më negociata në mes të palëve.

Në fakt, Sheiku Jassim raportohet se ofertën ia ka bërë direkt Glazers dhe grupit Raine, ku bankierët amerikanë pritet t’i japin fund kësaj sage. Kjo ofertë bëhet si përpjekje për ta rivalizuar miliarderin britanik Sir Jim Ratcliffe, i cili thuhet së prin në garën për ta blerë këtë klub. Oferta e tij do të lejonte përfshirjen në klub të Glazers edhe për një kohë të gjatë, gjë që do të acaronte edhe më shumë tifozët e United.

Pronarët amerikan të United akuzohen se janë duke e vonuar me qëllim procesin, pasi që afatet e fundit për këtë gjë ishin në fund të prillit. Pasiguria e krijuar ka ndikuar në strategjinë e transferëve që udhëhiqet nga menaxheri Erik ten Hag, po ashtu edhe aftësia e klubit për të lidhur kontrata të reja me futbollistët kyç të tyre.

Mbetet për t’u parë, pastaj së sa janë të vendosur në këtë pikë Glazers dhe ata do ta pranojnë ofertën 11 orëshe. Nëse ata e refuzojnë ofertën, për të cilën thuhet se është më e vogël së 6 miliard sa ata kanë kërkuar, apo nuk do të përgjigjën në kohë, kjo është një shenj që ata janë duke shkuar në favor të Ratcliffe dhe do të qëndrojnë edhe për një kohë të gjatë prapa perdeve duke kontrolluar klubin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco