VIDEO/ Përleshje masive përpara finales së Conference League, policia çeke arreston 30 persona

VIDEO/ Përleshje masive përpara finales së Conference League, policia çeke arreston 30 persona

19:46, 07/06/2023

Policia çeke sipas “Sky Sports” ka arrestuar më shumë se 30 persona teksa dhuna ka pësuar rritje përpara finales së Ligës së Konferencës së Evropës ndërmjet West Hamit dhe Fiorentinës në Pragë.

Mendohet se një grup tifozësh të West Ham ishin duke pirë në një lokal në qendër të qytetit kur u sulmuan nga një numër i madh italianësh të veshur të gjithë me të zeza.

Ndërsa mbështetësit e tjerë të West Ham mbërritën në vendngjarje, policia çeke hyri për të mbajtur grupet rivale të ndarë.

Policia çeke konfirmoi se tre persona u plagosën dhe një polic u sulmua gjithashtu.

Rreth 20,000 tifozë të West Ham janë në Pragë, shumica pa bileta, për finalen midis ‘Hammers’ dhe Fiorentina, që fillon në “Eden Arena” të Pragës në orën 21:00.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco