Zyrtare/ Pas largimit nga Teuta Sherif Kallaku prezantohet te skuadra e re

Zyrtare/ Pas largimit nga Teuta Sherif Kallaku prezantohet te skuadra e re

19:36, 07/06/2023

 

Pas largimit nga Teuta, Sherif Kallaku prezantohet menjëherë tek skuadra e tij e re. Mesfushori 25-vjeçar do të vazhdojë aventurën e tij në Rumani, aty ku do të aktivizohet në radhët e Sepsi OSK.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rumun me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku shkruan se Kallaku është afrimi më i ri i skuadrës. “Sherif Kallaku i bashkohet Sepsi OSK.

Mesfushori 25-vjeçar i cili së fundmi ka luajtur për Teutën, por më parë edhe për Tiranën dhe Lokomotiva Zagreb, ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion për të rinovuar edhe për një tjetër”, shkruhej në postimin e klubit rumun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco