Fiorentina-West Ham, çfarë duhet të dini për finalen e Conference League në Pragë

Fiorentina-West Ham, çfarë duhet të dini për finalen e Conference League në Pragë

19:10, 07/06/2023

Stadiumi “Fortuna Arena” në Pragë do të mirëpresë finalen europiane të Conference League, Fiorentina-West Ham, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

Fiorentina nuk ka fituar një titull të madh evropian që nga Kupa e Kupave në sezonin e largët 1960-1961, dhe tani ekipi “vjollcë” ka shansin më të madh për të ëndërruar në Pragë.

Pa diskutim skuadra e trajnerit Vincenzo Italiano mund të konsiderohet një nga ekipet më të mirë të këtij sezoni në Conference League.

Fiorentina është skuadra me sulmin më të mirë, 36 gola të shënuara në 14 ndeshje në rrugën drejt finales së madhe, teksa listën e golashënuesve e udhëheq sulmuesi kryesor i tyre Arthur Cabral, i cili ndodhet në kuotën e shtatë golave po aq sa Zeki Amdouni.

Në anën tjetër, gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Europa League, West Hami i David Moyes kanë bërë një hap më tej këtë sezon në Conference League dhe një sukses i madh në Europë është në horizont.

Anglezët për herë të fundit në Europë kanë triumfuar në vitin e largët 1965, dhe në Pragë kanë një armë plus, pasi më parë dy lojtarë të tyre Tomas Soucek dhe Vladimir Coufal kanë qenë pjesë e Slavia Prague dhe e njohin mjaft mirë stadiumin “Fortuna Arena”.

Fiorentina vjen në këtë finale pas disfatës në Kupën e Italisë me Interin, megjithatë ekipi vjollcë bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe sonte në mbrëmje do të synojë të mbajë trofeun e Conference League në Itali.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco