'Jeta na bashkoftë përsëri', ylli i Milanit prek me fjalët për Maldinin

'Jeta na bashkoftë përsëri', ylli i Milanit prek me fjalët për Maldinin

18:56, 07/06/2023

Largimi i Paolo Maldinit ka trishtuar gjithë popullin milanist. Jo vetëm tifozët, të cilët bëjnë thirrje për protesta dhe kërcënojnë me heqjen dorë nga abonimet. Por edhe lojtarët.

Maldini është Milani dhe fakti që ai nuk do të jetë më pjesë e klubit të jetës, ka shkaktuar zemërim të madh te kuqezinjtë.
Theo Hernandez është lojtari i fundit që ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me legjendën dhe ikonën e Milanit.

Urimet më të mira për ty dhe jeta na bashkoftë përsëri, Paolo Maldini”, shkruan zv kapiteni i Milanit.

Mes të dyve ka patur që në fillim një lidhje dhe respekt të ndërsjelltë. Ishte pikërisht Maldini ai që insistoi për afrimin e lojtarit francez.

Ish-drejtori teknik fluturoi drejt Ibizas gjatë verës së vitit 2019 për të biseduar personalisht me Theon, të cilin e bindi shpejt të përqafonte projektin Milan.

Një operacion që kushtoi vetëm 22 milionë euro, ndërkohë që 25-vjeçari është kthyer në një nga anësorët e majtë më të fortë në planet.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco