Presidenti i Bayernit gëzon tifozët: Kemi gati 100 milionë euro për një ‘bomber’

Presidenti i Bayernit gëzon tifozët: Kemi gati 100 milionë euro për një ‘bomber’

18:51, 07/06/2023

Tifozët e Bayern Munchen presin përforcime, sidomos në sulm, repart ku mungon një “bomber” i mirëfilltë.

Gjithsesi, vera është e gjatë dhe drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë e kanë të qartë një gjë të tillë.

Presidenti bavarez, Herbert Hainer, është ndalur te merkato e Bayernit, duke gëzuar tifozët me prononcimin e tij.

“Jemi në gjendje shumë të mirë financiare dhe kemi synime të mëdha. Bayern Munchen mund të shpenzojë 100 milionë euro vetëm për një lojtar, por do ta diskutojmë brenda disa ditësh.

Ne jemi një klub shumë i respektuar. Nëse Bayern Munchen dëshiron dikë, patjetër që e merr atë, qoftë edhe nga Anglia.

Harry Kane? Ai është një numër 9 i mrekullueshëm, një nga më të mirët. Por nëse dëshira e tij është të qëndrojë në Premier League, ne nuk mund të bëjmë asgjë”, deklaroi kreu i klubit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco