‘Allegri nuk ka qenë kurrë në diskutim’, Juve merr vendimin për trajnerin

‘Allegri nuk ka qenë kurrë në diskutim’, Juve merr vendimin për trajnerin

17:19, 07/06/2023

Menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, ka konfirmuar se Massimiliano Allegri do të mbetet trajneri i Juventusit, pavarësisht problemeve të këtij sezoni.

Juve mbeti pa trofe për të dytin sezon radhazi pasi u mund nga Interi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, dhe u mposht gjithashtu në të njëjtën fazë në Ligën e Evropës nga Sevilla.

Megjithatë, Scanavino ka sqaruar se tekniku italian do të vazhdojë të qëndrojë në krye të klubit edhe këtë sezon.

“Allegri nuk ka qenë kurrë në diskutim”, tha ai për Sky Sport . “Ka një ndarje totale të të gjithë skenarëve të së ardhmes dhe të tregut të transferimeve me të. Ne kemi takime dhe kontakte të përditshme me Allegrin dhe kështu filluam ta përballojmë këtë stuhi. Ka pasur momente përballjesh, ndonjëherë edhe janë ndezur, por marrëdhënia jonë është konsoliduar shumë shpejt.

Vullneti është të bëjmë më të mirën për lojtarët dhe klubin, dhe në stuhinë në të cilën u gjendëm, punuam mirë së bashku, edhe nëse disa paraqitje mund të ishin më të mira. Në fund përfunduam të tretët në tabelë dhe dolëm në një hap nga dy finale. Nuk patëm një fillim të shkëlqyer të sezonit, ndërsa në pjesën e fundit pati një kolaps për shkak të problemeve psikologjike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco