Periudhë rinovimesh tek Interi, gati kontrata e re edhe për një mbrojtës

Periudhë rinovimesh tek Interi, gati kontrata e re edhe për një mbrojtës

17:02, 07/06/2023

 

Largimi i sigurt i Milan Skriniar dhe dyshimet për qëndrimin e Acerbit, kanë sjellë një situatë kaotike në mbrojtjen e Interit për të ardhmen. Në skadencë kontrate ëshë gjithashtu edhe Stefan De Vrij, çka sjellë që Beppe Marotta të hidhet në merkato për të ridiensionuar mbrojtjen sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, ditët e fundit situata duket se është përmirësuar. Të paktën sa i përket Stefan De Vrij, i cili është gati të rinovojë kontratën me zikaltrit. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, De Vrij dhe drejtuesit zikaltër janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Negociatat kishin ngecur në faktin se Interi kërkonte të rinovonte vetëm për 1 sezon me De Vrij, ndërsa ky i fundit, dëshironte 2 vite kontratë. Së fundmi drejtuesit e Interit kanë bërë një hap pas dhe i kanë ofruar atij një kontratë të re 2-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco