BBC: Lionel Messi refuzoi Barçën dhe miliardat e sauditëve, argjentinasi do t'i bashkohet Inter Miami-t!

BBC: Lionel Messi refuzoi Barçën dhe miliardat e sauditëve, argjentinasi do t'i bashkohet Inter Miami-t!

15:49, 07/06/2023

BBC ka publikuar një lajm ekskluziv: Lionel Messi ka vendosur të vazhdojë karrierën te Interi Miami!

Pas largimit nga PSG, Messi kishte tre opsione për të vazhduar karrierën e tij dhe në fund vendosi të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më e afërta për t'u rikthyer ishte në Barcelonë, por klubi katalanas nuk mundi t'i ofronte atij një pagë mjaft të madhe për shkak të kufizimeve të pagave në La Liga dhe argjentinasi i madh përfundoi duke zgjedhur mes Al-Hilal dhe Inter Miami.

Gjiganti saudit i ofroi atij një kontratë dyvjeçare me vlerë 1.2 miliardë euro, por Messi nuk u impresionua me ato para dhe vendosi të shkojë në ligën MLS.

Një nga arsyet kryesore pse ai zgjodhi klubin në pronësi të David Beckham është se ai shpesh kalon verën në Miami ku ka një shtëpi.

Konfirmimi i vendimit të Messit nuk ka ardhur ende dhe duke qenë se mediat tashmë e kanë përfolur disa herë se do të kthehej te Barcelona apo do t’i bashkohej Al-Hilal, lajmi për kalimin e tij te nInter Miami duhet marrë si përfundimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco