Klubi i Al-Ittihad bën gafën e pafalshme gjatë prezantimit të Benzema-s

Klubi i Al-Ittihad bën gafën e pafalshme gjatë prezantimit të Benzema-s

13:12, 07/06/2023

Futbollisti francez Karim Benzema është bërë zyrtarisht lojtar i ri i klubit nga Arabia Saudite - Al-Ittihad, i cili bëri një gabim të madh në Twitter gjatë prezantimit të francezit.

Kështu, Benzema është prezantuar me një video, dhe klubi saudit i njohur si “Tigrat” ka shkruar:

"Një tigër i ri do të ulërijë. Mirësevini në Ittihad. Benzima është këtu".

Image

Benzima? Gabimi u vu re shpejt, klubi korrigjoi emrin dhe e ripostojë me emrin e saktë të yllit të ri të skuadrës. Por ishte tepër vonë, pasi shumë talleshin me gafën e Al-Ittihad me emrin e shkruar gabimisht të një lojtari kaq të madh.

Francezi nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad në vlerën 400 milionë euro, që do të thotë se do të fitojë 200 milionë euro në sezon.

Gjithashtu, të dyja palët ranë dakord për vazhdimin e mundshëm të bashkëpunimit edhe për një vit shtesë në të njëjtat kushte, nëse është e nevojshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco