Silvinjo ndryshon stil loje, trajneri i Kombëtares shqiptare do të përdor formacion sulmues ndaj Moldavisë

Silvinjo ndryshon stil loje, trajneri i Kombëtares shqiptare do të përdor formacion sulmues ndaj Moldavisë

12:48, 07/06/2023

Kombëtarja shqiptare ka nisur që ditën e hënë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese që do të zhvillojë këtë muaj. Kuqezinjtë do të tentojnë gjashtë pikë, kundër Moldavisë më 17 qershor në shtëpi, një kundërshtar me të cilin kemi një bilanc pozitiv, (4 fitore, 1 barazim, 0 humbje) dhe tri ditë më vonë ekipi do të udhëtojë në një transfertë të largët në Ishujt Faroe.

Pas stërvitjes të së hënës, dje nën urdhrat e Silvinjos, kuqezinjtë kanë zhvilluar edhe seancën e dytë stërvitore. Sa u përket lojtarëve, aktualisht janë 16 dhe me grupin është bashkuar edhe Sokol Cikalleshi, i cili vjen pas mbylljes së sezonit në Arabinë Saudite. Ndërkohë i vetmi repart i cili është i plotë, mbetet porta.

Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Simon Simoni janë duke u stërvitur me trajnerin Ilir Bozhiqi. Ylber Ramadani, Andi Hadroj, Armir Abrashi, Adrian Bajrami, Anis Mehmeti, Enea Mihaj, Myrto Uzuni, Ernest Muçi dhe Frederik Veseli u stërvitën me stafin teknik, ndërsa Qazim Laçi punoi i diferencuar.

Me grupin e Kombëtares A janë bashkuar edhe gjashtë futbollistë nga Shqipëria U-19. Teksa në ditët në vazhdim pritet: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Keidi Bare, Jasir Asani, Mario Mitaj, Nedim Bajrami, Taulant Seferi. Ndërkohë edhe Kristjan Asllani do të bashkohet me ekipin pas finales së Ligës së Kampioneve kundër Sitit.

SKEMA- Silvinjo luajti ndaj Polonisë me një skemë 4- 3-3, duke sjellë një ndryshim nga koha e Edi Rejës, i cili kishte skemën 3-5-2 të preferuar.

Skuadra pati një qasje të mirë ndaj këtij ndryshimi, pavarësisht rezultatit u zhvillua një lojë e mirë dhe lojtarët në prononcimet që u dhanë pas ndeshjes, ishin të kënaqur me këtë skemë.

Por, gazeta mëson se braziliani kundër Moldavisë mund të përdorë një skemë edhe më sulmuese. Bëhet fjalë për të luajtur me 3-4-3, e cila do t’i jepte një lojtar më shumë mesfushës, duke e ditur se ekipi që do të kemi përballë është një kundërshtar që mbyllet mirë mbrapa dhe shumicën e kohës pret në mbrojtje. Gjithsesi, në ditët në vazhdim, duke parë edhe gjendjen e lojtarëve, do të shihet nëse do të kemi një skemë më sulmuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco