Tirana nis formatimin për sezonin e ri, vjen një sulmues dhe portieri i Kombëtares

Tirana nis formatimin për sezonin e ri, vjen një sulmues dhe portieri i Kombëtares

19:30, 06/06/2023

Tirana ka gjetur qendërsulmuesin e ri. Kaina Nunesh, sulmuesi brazilian i cili ka qenë pjesë e Kastriotit dhe Vllaznisë në këto dy edicione në Superiore, është bërë pjesë e klubit bardheblu.

Pas firmës së Orges Shehit i cili ka rinovuar edhe për një sezon, klubi ka nisur përforcimet për të përballuar jo vetëm pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, por edhe për edicionin e ardhshëm ku synohet kthimi te titulli kampion.

Emri i parë që është zyrtarizuar është pikërisht ai i Kaina, i cili te Vllaznia kishte humbur vendin e titullarit që pas afrimit të Bekim Balajt.

Klubi bardheblu e ka bërë zyrtar afrimin e tij duke postuar një foto të futbollistit me fanellën e kësaj skuadre, duke hapur kështu serinë e firmave për edicionin e ri.

Në 2 sezone në Superiore, Kaina ka shënuar 12 gola në 52 ndeshje të luajtura, të ndara mes Kastriotit dhe Vllaznisë.

Tirana gjithashtu ka gjetur shumë shpejt pasardhësin e Visar Bekajt, i cili do të largohet pasi ka përfunduar kontratën me klubin kryeqytetas.

Bardheblutë do të zyrtarizojnë shumë shpejt Gentian Selmanin si emrin e ri i cili do të mbrojë portën e klubit kryeqytetas, duke u bërë një nga afrimet më të bujshme të merkatos së verës për të.

Selmani, i cili është vazhdimisht pjesë e ekipit kombëtar A, është kthyer nga eksperienca e tij në Turqi dhe së fundmi kishte mbrojtur përsëri portën e klubit të Laçit.

Bisedimet mes palëve janë mbyllur me shtrëngim duarsh dhe portieri do të prezantohet në vijim nga bardheblutë, duke qenë në dispozicion të Orges Shehit që në ditët e para të grumbullimit për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco