Pas Marinit pritet të largohet edhe Colella! Drejtori Abilaliaj prezantohet bashkë me teknikun e ri

Pas Marinit pritet të largohet edhe Colella! Drejtori Abilaliaj prezantohet bashkë me teknikun e ri

14:07, 05/06/2023

 

Vetëm pak ditë më parë Partizani fitoi titullin e 17-të në historinë e klubit, por me t’u mbyllur sezoni, drejtuesit e klubit të kuq, duket se po bëjnë një mini-revolucion.

Sot është larguar zyrtarisht nga “demat” drejtori sportiv Elton Marini, që ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me klubin. Pritet që në orët në vazhdim vendin e tij në strukturat drejtuese të klubit ta marrë Arbër Abilaliaj.

Me largimin e Marinit, duket se edhe largimi i trajnerit Colella është i pashmangshëm. Oversport mëson se drejtuesit e klubit po kërkojnë një trajner me eksperiencë, sidomos në arenën ndërkombëtare. Në orët në vijim pritet të zyrtarizohet edhe largimi i trajnerit italian nga klubi i kuq.

Drejtuesit e Partizanit synojnë që të nisin një cikël të ri, me drejtor sportiv dhe trajner të ri, duke synuar një paraqitje sa më të mirë në Champions League si dhe titullin kampion në Superiore sezonin e ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco