Mjafton vetëm Brozovic, Inter mposht Torinon dhe ngjitet përkohësisht  në vendin e dytë

Mjafton vetëm Brozovic, Inter mposht Torinon dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë

20:31, 03/06/2023

 

Interi e ka mbyllur këtë kampionat në mënyrë mjaft të mirë duke mposhtur Torinon në transfertë me shifrat 1-0. Goli vendimtar i kësaj sfide u shënua nga Brozovic në pjesën e parë, që dërgon zikaltrit përkohësisht në vendin e dytë të klasifikimit.

Në pjesën e parë, Interi po e kërkonte vazhdimisht golin teksa iu afrua në një rast me Lukakun, por goditja e belgut shkoi ngjitur me shtyllën. Pas shumë përpjekjeve, zikaltrit arritën të kalonin në avantazh falë një supergoli nga ana e Marcelo Brozovic.

Pjesa e parë u mbyll në avantazh të skuadrës së Inzaghit me shifrat 1-0. Torino e rriti ritmin duke kërkuar vazhdimisht golin. Fillimisht ishte Karamoh që provoi portën, por Handanovic e dërgoi topin në këndore.

Më pas, portieri sllovak doli nga fusha e lojës për t’i lënë disa minuta dhe portierit të tretë, Cordaz. Ky i fundit bëri një pritje fantastike duke i mohuar golin Antonio Sanabrias. Zikaltrit provuan dhe njëherë të shënonin në fund, por Dzeko u ndal nga shtylla.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 1 pikë më shumë se Lazio që ka një ndeshje për të luajtur. Ndërsa Torino e mbyll këtë kampionat në vendin e 9-të të renditjes me 53 pikë të grumbulluara

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco