Trajneri i Sevillas: Jam i nderuar të përballem me Mourinhon

Trajneri i Sevillas: Jam i nderuar të përballem me Mourinhon

10:07, 31/05/2023

Sevilla do të kërkojë fitoren sonte në mbrëmje përballë Romës në Budapest.

Trajneri i spanjollëve, Hoze Luis, doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku u shfaq optimist.

“Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinhos se jam i nderuar të përballem me të. Ai ka marrë pjesë në shumë finale, ndërsa për mua është e para. Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje e çfarëdoshme, sepse nuk dua t’i transmetoj nervozizëm lojtarëve. Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje.

Kush do të luajë në vend të Akunja-s? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shikoj”,  tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco