'Tre ditë pa ngrënë dhe luajtëm kundër Barcelonës', Vasil Ruci kujton Flamurtarin e madh: Na jepnin 7 dollarë dita

'Tre ditë pa ngrënë dhe luajtëm kundër Barcelonës', Vasil Ruci kujton Flamurtarin e madh: Na jepnin 7 dollarë dita

21:42, 30/05/2023

Vasil Ruci ka kujtuar së fundmi përballjet mes Flamurtarit dhe Barcelonës. I ftuar në emisionin "Opinion", legjenda e futbollit shqiptar ka treguar disa histori vërtet interesante, veçanërisht për transfertën në Spanjë. Një leksion edhe për futbollistët e sotëm që i kanë të gjithë kushtet dhe mundësitë, por nuk mund t’i afrohen dot asaj paraqitje që Flamurtari bëri asokohe kundër Barcelonës.

“Barcelona-Flamurtari 4-1? Kishte shumë peripeci. Flamurtari iku bashkë me Kombëtaren në Sevilje për të luajtur. Për të mos harxhuar shteti ynë lekë, vajtëm edhe ne të Flamurtarit që u ndamë, gjysma me Kombëtaren dhe gjysma me Shpresat. Kur u kthye Kombëtarja, ne qëndruam në Madrid dhe na jepnin 7 dollarë dita për të ngrënë. Ne nuk i prishnim këto lekë, rrinim pa ngrënë dhe pa stërvitje dhe vajtëm të luanim me Barcelonën.

Kemi ndenjur 3 ditë pa ngrënë dhe pa stërvitje. Hanim vetëm ndonjë banane që ishte në frigorifer se donim t’i mbanim ato para për të bërë pazar. Në pjesën e parë në transfertë ne luajtëm shumë mirë, ishte një nga ndeshjet tona më të mira, por në pjesën e dytë…aq mbajti banania(qesh).

Në Barcelonë ishte festë, çdo ditë ndeshje për ta është festë, ne e kishim mendjen për pazar. Kemi qenë gjithë ditën duke bërë pazar para ndeshjes. Disa erdhën me autobuz dhe të tjerë me taksi që po vinin direkt nga pazari. Unë tre ditë me vonë do të martohesha dhe i bleva gruas një freskuese.

Ndeshja ndaj Partizanit të Beogradit? Ishte e vështirë pasi u politizua. Na thanë që po u kualifikuam do të na bënin disa dhurata, do të na blinin televizor. Pastaj na mbajtën dhe ato që morëm. Kemi bërë pazar atje, 3-4 lojtarë blenë edhe televizor, por na ndaluan në kufi dhe na i mbajtën”, tha Ruci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco